Vlorë, 6400 lule dekorative i shtohen nyjeve të rrugëve që shohin nga deti

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Qytetit bregdetar të Vlorës iu shtuan fundjavën që lamë pas 6400 lule dekorative.
Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ndau në rrjetet sociale momente nga mbjellja e luleve dekorative nga punonjësit e bashkisë.
“6400 lulet dekorative 6400 lule dekorative iu shtuan qytetit këtë fundjavë, në nyjet e rrugëve që shohin nga deti”, tha Dredha.
Mbrojtja e rigjallërimi i mjedisit pyjor dhe rrugëve të qytetit është ndër prioritetet e bashkisë së Vlorës. /j.p/
1 nga 10/k.s/