E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbi 2300 fidanë pishe u mbollën në Divjakë-Karavasta, Rama: Pasurojmë çdo ditë sipërfaqet tona pyjore

TIRANË, 27 janar/ATSH/  Mbi 2300 fidanë pishe u mbollën në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, duke shtuar në këtë mënyrë sipërfaqet e mbrojtura në parqet kombëtare.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbjellja e fidanëve në Divjakë-Karavasta, nga bashkia Divjakë, stafi i Administratës së Zonave të Mbrojtura Fier dhe Vullnetarët për Atdhe të Pastër.

“Një kalendar i plotë me aktivitete pyllëzimi gjatë gjithë periudhës së mbjelljeve, pasuron çdo ditë sipërfaqet tona pyjore. Më shumë se 2300 fidanë iu shtuan Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, punë e përbashkët e AdZM Fier, bashkisë Divjakë, vullnetarëve dhe banorëve të zonës gjithmonë të përkushtuar ndaj këtyre nismave”, shkruan Rama.

Në zonat e mbrojtura në vend vitet e fundit vijon shtimi i sipërfaqeve të pyllëzuara me pemë të reja. Këto zona janë një pasuri me vlerë të çmuar jo vetëm për habitatin natyror, por edhe për zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë së vendit.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›