E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, 75 shoqata peticion për regjistrimin

75 shoqata kulturore dhe patriotike si dhe intelektuale, kane hartuar një peticion për shfuqizimin e vendimit qe parashikon regjistrim te popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Numri dy i KLD-së, Kreshnik Spahiu qe javët e fundit ka dhënë alarmin se po kërcënohet siguria kombëtare, ka firmosur i pari peticionin ne sheshin e flamurit ne Vlorë. Sipas Spahiut, regjistrimi i parashikuar ne këto kushte është i papajtueshëm me kushtetutën. Nisma synon mbledhjen e 20 mije firmave, për t?i thënë jo regjistrimit. Javët e fundit qytetare e shoqata patriotike kane dale ne protesta ne gjithë vendin, kundër regjistrimit mbi këto kritere. Kohet e fundit KLD-ja ka denoncuar edhe kthimin e rreth 4 mije qytetareve nga shqiptare ne greke, me ane te vendimeve te gjykatave. Pas kësaj, drejtues te gjykatës se Sarandës e Shkodres i kane kërkuar gjykatës kushtetuese te shprehet mbi ligjin për gjendjen civile, te cilin ata e cilësojnë si te papajtueshëm me kushtetutën, pasi sipas tyre krijon hapësire për ndryshimin e kombësisë.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›