Karnavali i baltës në Brazil
Jo fort larg qytetit kolonial të Brazilit, Paraty, u organizua parada tradicionale në të cilin kostumi më i mirë është ai më i përlyeri. Qytetarë nga tërë vendi, por edhe shumë turistë vrapuan të zhgërryhen në baltë dhe kështu ta respektojnë traditën.
Larja në baltë është argëtim i vërtetë, shumë çifte me padurim e presin ditën kur në mënyrë masive lahen nëpër baltë, shkruajnë emrin e klubit të futbollit në gjoks ose gjuajnë njëri-tjetrin me baltë.
Brazilianët kalojnë tërë ditën duke “u larë” me baltë, duke u shoqëruar, dëgjuar muzikë, e cila jehon nga përforcuesit e vendosur në bregun ku organizohet festa. Larja në baltë për herë të parë është organizuar më 1986, kur disa brazilianë lyen trupin me baltë për t’u mbrojtur nga insektet. Nxitën njëri-tjetrin të vrapojnë ashtu të lyer nëpër qendër të Paratyt dhe kështu lindi ideja për mbajtjen e festivalit të përvitshëm të larjes në baltë.