Romja bëhet gjyshe në moshën 23-vjeçare
Rifka Stanesku u bë gjyshja më e re në botë, kur në moshën 22-vjeçare vajza e saj lindi një fëmijë. Vajza e saj 12-vjeçare lindi nipin Ion, ndërsa djali tash është gati dy vjeçar.
Rifka që në moshën 11-vjeçare ishte arratisur nga fshati i saj Investi dhe ishte martuar me 13-vjeçarin Ionel, pasi frikësohej se babai i saj do ta martonte me një burrë tjetër.
Në moshën 12-vjeçare kishte lindur vajzën Maria, ndërsa një vit më vonë edhe djalin Nikolai. Edhe pse nuk donte që vajza t’i ndiqte hapat e saj, Maria u martua që në moshën 10-vjeçare, ndërsa shpejt pas dasmës lindi një djalë.
“I dua fëmijët e mi dhe nipin, por vërtetë kam dashur që vajza ime të mbërrijë më shumë në jetë”, tha gjyshja më e re në botë. Gjyshja 23-vjeçare kujdeset për tërë familjen.