E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevrasja e adoleshentes, hetime te atit

CERRIK - Vetevrasja me kallashnikov e Xhuljeta Sanxhakut, ka vene nen hetim babane e saj. Nje dite me pare eshte bere e ditur nga policia se kane nisur hetimet per Zylyftar Sanxhakun, babai i vajzes se vetevrare, pak dite me pare. Policia e Elbasanit ka akuzuar Sanxhakun per vepren penale te nxitjes se vetevrasjes dhe te armembajtjes pa leje. 47-vjecari, me banim ne lagjen 3, ne Cerrik, eshte thirrur nga policia vetem per te dhene deshmite ne lidhje me ngjarjen qe kishte ndodhur ne shtepine e tij. Hetimi i metejshem i tij, behet e ditur nga burimet zyrtare te policise, do te behen menjehere pas perfundimit te ceremonise mortore te se bijes Xhuljeta Sanxhaku, 17 vjece, e cila i dha fund jetes me automatik, pas konfliktit qe pati ne familje.

HETIMET

Policia e Elbasanit ka nisur hetimin per Zylyftar Sanxhakun, me banim ne lagjen numer 3, ne Cerrik, pasi eshte vene nen akuze per vepren penale te nxitjes se vetevrasjes dhe te armembajtjes pa leje. 47-vjecari eshte shoqeruar dje per here te dyte nga policia, pas perfundimit te ceremonise mortore te se bijes Xhuljetes, 17 vjece, e cila u vetevra pak dite me pare me automatik, pas konfliktit qe pati ne familje. Babai i viktimes eshte marre ne pyetje ne lidhje me shkaqet dhe arsyet pse ishte zene me vajzen e tij. Deshmia e dhene nga Zylyftar Sanxhaku, ka qene e njejta me ate qe ka dhene nje dite pas ngjarjes. Sipas tij, ai ka debatuar me vajzen, pasi ishte kthyer nga plazhi, pasi ishte njohur me nje djale, qe i eshte dukur dicka jashte normales kryefamiljarit. Debati ka sjelle dhe veprimin fatal.

NJOHJA

E reja, pak dite me pare, kishte shkuar ne plazh e shoqeruar nga vellai i saj i vogel, dhe ka takuar nje shok. Ky ka qene gabimi fatal, qe i ka kushtuar shtrenjte adoleshentes. Sapo eshte kthyer ne shtepi, prinderit e kane qortuar rende vajzen dhe e zhytur thelle ne deshperim Xhuljeta Sanxhaku merr armen dhe vetevritet ne dhomen e saj. Sipas deshmise se babait te saj, zhurma e ka bere qe ai te shkoje ne dhomen e vajzes, ku e ka pare ate te shtrire. Sipas forcave te policise, qe kane mberritur me pas ne vendngjarje, gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e Zylyftar Sanxhakut, jane gjetur edhe dy arme te tjera.

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›