Zhduket pa gjurme e nishan i penduari i "Bandes se Lushnjes"
Tirane - I penduari i "Bandes se Lushnjes", Petrit Lici, nuk eshte paraqitur dje ne Gjykate te Tiranes, per kerkesen e depozituar prej mbrojtesit te tij per lirimin me kusht. Nuk ka sjelle asnje deklarate mbi arsyen e per mosparaqitjen e tij ne gjykate, madje as avokati i tij mbrojtes nuk eshte paraqitur. Per te dyten here, gjyqtarja e ceshtjes, Fatmira Hajdari, ka shtyre procesin gjyqesor per kerkesen e tij. Petit Lici ka depozituar pak dite me pare nje kerkese, ku edhe i kerkon gjykates lirimin e tij me kusht. Ketij te fundit i kane mbetur vetem tre muaj heqje lirie per te shlyer, pas denimit te dhene nga ana e Gjykates se Apelit per Krime te Renda, e cila e denoi ate me 7 vjet heqje lirie. Edhe pse kerkon nga Gjykata e Tiranes per lirimin e tij me kusht, pasi ka qene nje nga bashkepunetoret e drejtesise, i cili ka shkaterruar dhe denuar nje bande me te gjitha deklarimet e tij, ne gjykate nuk ka mberritur asnje shpjegim per mungesat e tij ne seanca, te cilat nuk jane zhvilluar. Madje, ky informacion nuk ka ardhur as nga togat e shoqerimit, te cilat duhet ta sjellin ate ne masa te rrepta sigurie, per shkak te statusit qe disponon. Lici u shpall fajtor nga ana e Gjykates per Krime te Renda per veprat penale te "pjesemarrjes ne organizate kriminale", "vrasje me paramendim" te Bledar Haxhiut, "ne kuader te organizates kriminale", "vrasje me paramendim" te Artan Sulces, "kryerje te aktit terrorist, te mbetur ne tentative, "vrasje me paramendim" te mbetur ne tentative te Bardhyl Kurtit, si dhe "mbajtje pa leje te armeve luftarake". Ai perfitoi statusin e te penduarit te drejtesise, pas rrefimit te te gjitha bemave te kryera nga "Banda e Lushnjes" me ne krye Aldo Baren. Si nje nga anetaret, te cilet kishte marre pjese qe ne krijimin e bandes, Lici ka rrefyer te gjitha momentet qe nga vrasje e Artur Dajes, prerja e kokes se tij, shetitja neper qytetin Lushnjes dhe me pas hedhja ne shatervan, por edhe vrasje e te gjithe miqve te Dajes, qe ishin armiqte e Bares. Si i penduari i drejtesise, Lici eshte ne mbrojtje nga shteti, ndersa familjaret e tij u larguan nga vendi yne, nga frika e ndonje hakmarrjeje te mundshme. Nese kerkesa e depozituar nga mbrojtesi i Licit ne gjykate do te pranohet, atehere pritet qe edhe ky i fundit duhet te largohet nga Shqiperia per t'iu bashkuar familjes se tij, kjo per te evituar edhe ndonje hakmarrje.