E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, 4 në pranga për trafik mjetesh motorike

Policia e Korcës arrestoi sot 4 shtetas mes tyre 2 kroatë dhe një maqedonas pasi akuzohen për trafik të mjeteve motorike. Në pranga dhe një punonjës i policicsë së pikës Doganore të Qafë Thanës. 

KORCE- Katër shtetas mes të cilëve 2 shtetas kroatë, një maqedonas, dhe një shqiptar janë ndaluar sot nga policia e Korcës pasi akuzohen për trafik të mjeteve motorike. Mes të arrestuarve është dhe një punonjës i policicsë së pikës Doganore të Qafë Thanës, i cili dyshohet se nuk ka regjistruar mjetet kur kanë kaluar doganën.
Të ndaluarit janë Afrim dhe Bekim Halili, me shtetesi kroate dhe banues në Çeki, Danil Radioçeski nga Gostivari i Maqedonisë si dhe Bashkim Lickollari, efektiv i policisë në pikën kufitare të Qafë Thanës.
Sipas ndërtimit të ngjarjes nga policia dy shtetasit kroatë dhe ai maqedonas kishte deklaruar në shtetin e tij përkatës se ishin grabitur makinat (e tipit të fundit), ndërkohë që nga hetimet, rezultuan se i ato kishin hyrë në tokën shqiptare për tu shitur. Efektivi i policisë në pikën kufitare të Qafë Thanës do tw hetohet pwr shpwrdorim detyre.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›