“Vjeshtë 2011 II”, 4 në pranga për armëmbajtje pa leje
TIRANË- Strukturat e Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë dhe vënë në zbatim një sërë masash në kuadër të operacionit policor “Vjeshtë 2011 II”, duke arrestuar 4 persona për armëmbajtje pa leje, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Përmes një deklarate për shtyp, Policia e Shtetit bën të ditur se në kuadër të operacionit, që u shtri në gjithë territorin e vendit, janë sekuestruar 27 automjete të cilat rezultojnë të vjedhura.
Policia e Shtetit bëri të ditur se do të vazhdojë me intensitet dhe në ditët në vijim zbatimin e masave të ndërmarra në kuadër të këtij plan/operacioni.
(er.nu/BalkanWeb)