28 Nëntori, Aleanca Kuq e Zi: Kosova po pret flamurin shqiptar
PREKAZ - Pas festimeve të një dite më parë në Vlorë, Aleanca Kuq e Zi ka nisur rrugëtimin drejt Kosovës, me flamurin kombëtar. Ndalesa e parë e përfaqësuesve të Aleancës ka qenë në Prekaz, ku u kryen homazhe në varrin e komandantit Adem Jashari.
Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi u shprehën se “ëndrra e Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit vazhdon”. Ndërkohë, kryetari i aleancës Kreshnik Spahiu zhvilloi në vizitë në familjen Jashari.
Flamuri kombëtar pritet të mbërrijë nesër në Prishtinë, ku do të nisin edhe festimet për Ditën e Pavarësisë.
Në tubimin e nisur në Vlorë, të shtunën, Spahiu deklaroi se “Të gjithë të jemi pjesë e 'një familje-një flamur'. Injoroni për herë të parë flamurët e partive politike, sepse ne kemi flamurin tonë, atë Kuq e Zi. Le të fillojmë numërimin mbrapsht. Viti 2012-të po afron dhe nuk do të jetë fundi i botës, por do të jetë fundi i atyre që mohuan shpresën dhe ëndrrën e shqiptarëve për të qenë të bashkuar dhe për t'iu bashkuar Evropës së bashkuar. Për këtë arsye kam një mesazh për ju. Çohuni shqiptarë prej gjumit çohuni, si Kuq e Zi të gjithë, o sot o kurrë. Për ty Shqipëri, Aleanca Kuq e zi!".
"Në këta 99 vjet ndryshuan territoret. 99-shat e Shqipërisë i bënë të 99-tat Shqipërisë. Ata cënuan e ndryshuan simbolet tona kombëtare, guxuan të cënojnë integritetin dhe territoret, por tashmë ka arritur fundi. Duan të tundin nga varret edhe eshtrat e të parëve tanë, duke i konvertuar në grekë. Një turp i vërtetë. Nuk ishte kjo Shqipëria e Ismail Qemalit dhe ëndrrën e tij ne duhet të vazhdojmë",- pohoi mes të tjerave në fjalën e tij, Spahiu.
(er.nu/BalkanWeb)