Rubik, flijohet se mbeti i papune
Varferia dhe depresioni dyshohet te jene shkaqet e flijimeve gjate dites se djeshme, te nje 48-vjecari dhe nje adoleshenteje. Nje prej akteve ka mbetur ne tentative dhe vajza po lufton me vdekjen ne spitalin e Elbasanit. Ngjarja e pare ka ndodhur ne qytetin e Rubikut, ku babai i tre femijeve, Anton Gj. Prenga, u gjet i vetevarur me litar prane baneses se tij. Nderprerja e kontrates se punes me kompanine ndertuese te autostrades Rreshen-Kalimash, duket se ka shuar shpresen e fundit per te rimekembur gjendjen ekonomike te familjes, ndaj dhe 48-vjecari dyshohet se i ka dhene fund jetes ne keto kushte. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Rreja e Zeze dhe trupi u gjet ne oborr nga te afermit. Mendohet se rreth ores 02:00 te mengjesit Prenga ka dale nga banesa dhe eshte vonuar te kthehej. Bashkeshortja ka dale per ta kerkuar dhe ka gjetur trupin e varur ne litar ne degen e nje kumbulle. Edhe pse eshte munduar t'i jape ndihme, ka qene e pamundur rikthimi ne jete, pasi 48-vjecari kishte nderruar jete. Per ngjarjen eshte ngritur nje grup hetimor, ndersa familja Prenga, sipas policise kishte veshtiresi ekonomike. Viktima kishte punuar gjate ndertimit te autostrades, por duket se perfundimi i kontrates se punes e ka cuar ne depresion.
Ngjarja e dyte ka ndodhur ne fshatin Thane te komunes Gjergjan te Elbasanit, kur 18-vjecarja R. L., eshte gjetur ne agoni nga prinderit dhe u dergua ne spital. Mjeket thane se behet fjale per nje vetehelmim me fostoksine dhe gjendja e vajzes eshte e renduar. Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e nevojshme procedurale. Gjate kontrollit te ushtruar ne banese, u gjet nje sasi pluhuri i cili sipas eksperteve dyshohet te jete fostoksine. Ende nuk jane te qarta shkaqet qe detyruan te rene, te ndermarre aktin veteflijues. Burime familjare u shprehen se jane te befasuar dhe te tronditur nga ky veprim, kurse policia heton per "shkaktim vetevrasje te mbetur ne tentative".
A.Ndoja/ F. Salliu