Hakmarrja per rrahjen, atentat emigrantit
Kurbin- Perleshja e dy viteve me pare kthehet ne hakmarrje gjate prites se ngritur ne qytetin e Mamurrasit. Dy te rinj nga fshati Bushnesh i Kurbinit u shpallen ne kerkim nga policia pasi tentuan te vrisnin gjate nje atentati, te sapokthyerin nga emigracioni ne Spanje, A. Shkembi, banues ne qytetin e vogel. Ngjarja ka ndodhur oret e vona te mbremjes se merkure, ne qender te Mamurrasit kur kalimtaret degjuan disa te shtena pistolete, qe shenjestruan makinen ne ecje te Shkembit. Ne vendngjarje shkoi nje grup hetimor dhe mori deshmine e te demtuarit. Si pasoje e atentatit eshte goditur makina dhe gomat e saj, kurse emigranti i kthyer ne fund te vitit te kaluar, nuk ka pesuar asnje lendim. Burime zyrtare thane se kane zbardhur motivet e ngjarjes dhe autoret qe u shpallen ne kerkim. Dy vjet me pare, Shkembi eshte perplasur me dy te dyshuarit dhe debati ka degjeneruar ne perleshje. Atij i ishte derguar haber qe te mos dilte nga shtepia se do te vritej dhe per kete shkak emigroi ne Spanje. Pas kthimit nga emigracioni ai eshte kercenuar serish, por kete here 30-vjecari nuk u ka besuar fjaleve te agresoreve.
A.Bushi
A.Bushi