Uidhers: Kartat, urgjent pajisja brenda 28 qershorit
Afrimi i zgjedhjeve parlamentare, po shton reagimet e nderkombetareve, per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Ambasadori amerikan ne vendin tone, Xhon Uidhers, nga qyteti i Beratit, tha dje se pervec zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, jane te interesuara qe koalicioni qeverises qe do te vije pas sfides elektorale te 28 qershorit, te vijoje miqesine e deritanishme me SHBA. "Zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, jane te rendesishme, jo vetem per Beratin por per te gjithe Shqiperine. Keto zgjedhje, kane nje rendesi shume te madhe dhe per Ameriken, sepse si nje nga mbeshtetesit me te rendesishem te shqiptareve dhe anetaresimit te Shqiperise ne NATO, ka kerkuar qe standardet e ketij procesi, te jene me te larta se ato te zgjedhjeve te meparshme te zhvilluara ne Shqiperi", ka qene deklarata e Uidhers. Ne keto kushte, ambasadori amerikan, theksoi dhe rendesine e faktit se qe keto zgjedhje te jene te lira dhe te ndershme, eshte e nevojshme qe brenda 28 qershorit, te gjithe shtetasit qe nuk kane pasaporta, te pajisen me kartat e identitetit. "Eshte mjaft e rendesishme qe keto zgjedhje te jene te ndershme dhe transparente. Per kete kerkohet pajisja e te gjithe shtetasve me karta identiteti brenda dates 28 qershor", theksoi Uidhers. Nga ana tjeter, ambasadori komentoi dhe problemet me te fundit qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka pasur me plotesimin e dokumentacionit te partive politike ne listat e kandidateve. Sipas tij, eshte e drejta e cdo force politike, qe te paraqese ne keto lista, kandidatet e saj me te mire. Uidhers, theksoi se stafet e ngritura per monitorimin e zgjedhjeve do te kene akses te kontrollojne te gjithe procesin zgjedhor, per te cilin ai shpresoi te jete sa me transparent dhe i ndershem. "Eshte e rendesishme qe procesi i pajisjes me karta, te ece normalisht dhe te realizohet ne kohe. Ndaj une iu bej thirrje te gjithe shqiptareve, qe te aplikojne per kartat e identitetit brenda 28 qershorit", beri apel Uidhers. Ambasadori amerikan, siguroi se Shtetet e Bashkuara te Amerikes, do te vazhdojne te bashkepunojne ngushte me qeverine e re qe do te dale nga votimet e shqiptareve. Keto garanci, kreu i ambasades amerikane ne Tirane, i ka dhene pas takimeve te zhvilluara dje, me kryebashkiakun e Beratit, Fadil Nasufi dhe prefektin e qarkut Thoma Rumnici. R. Rapushi/E.Azizolli