Te papunet shpresojne tek ndihma e qeverise per gjetjen e punes

Te papunet ne Shtetet e Bashkuara po perpiqen ta mbajne lart moralin ndersa kerkojne pune megjithe gjendjen e rende ekonomike ne vend. Shume amerikane ndoqen te enjten fjalimin e Presidentit Obama para te dyja dhomave te Kongresit amerikan dhe shpresojne qe Presidenti dhe Kongresi do te bashkepunojne per nje plan per rigjallerimin e ekonomise amerikane
Adrian Dustin Munoz e ndoqi me vemendje te vecante fjalimin e Presidentit Obama. 25-vjecari kerkon pune ne industrine e filmit.
Ne kushtet kur niveli i papunesise eshte mbi 9 per qind te rinjte ndeshen me nje konkurrence te ashper.
Ne Universitetin e Kalifornise ne Los Anxhelos studentja e vitit te fundit Kristine Chan e ndjek me kujdes tregun e punes.
Une mendoj se vende pune ka por ne studentet nuk jemi te pergatitur sic duhet per tregun.
Kristine studjon per kriminalistike dhe psikologji dhe ka bere praktike ne disa agjenci sociale si pjese e strategjise qe ajo eshte duke ndjekur ne kerkim te nje vendi pune.
Studenti tjeter i vitit te fundit Tien Cheng studjon per informatike dhe kontabilitet dhe thote se kerkimi per pune eshte nuk eshte i lehte
Nganjehere nuk jam i sigurte se cfare duhet te bej per momentin prandaj perpiqem te bej praktike ne disa zyra ose punoj disa ore ne jave.
Wall Street-i po perjeton krize dhe ekonomia amerikane eshte ne renie. Por megjithate vende pune ka thote Kristofer Lenz i cili punon ne Qendren e Zhvillimit te Karrieres ne Universitetin e Kalifornise.
Ka edhe njerez qe largohen nga puna per te gjetur pune me te mire pra gjithmone hapen vende pune. Duhet vetem durim dhe kembengulje.
Organizata jo-qeveritare Operation Hope ka nje internet-kafe ku te papunet kerkojne pune ne internet.
Ish-punonjesi i nje radioje 50 vjecari Rod Amos kerkon pune cdo dite ne menyre sistematike.
Ne fillim kontrolloj e-malin per te pare ne se dikush i eshte pergjigjur kerkesave te mija te meparshme permes internetit. Pastaj shkruaj e-maile te reja qe ua dergoj punedhenesve.
Tani ai po kerkon pune edhe ne fusha te tjera pervec radios
Njerezit qe kerkojne pune shpresojne se Washingtoni mund ti ndihmoje. Keshtu mendon edhe Rod Amos por ai nuk i mban shpresat vetem atje.
Ne nuk mund ti mbeshtesim shpresat tona vetem tek Shtepia e Bardhe duhet te perpiqemi vete per te gjetur pune.
Adrian Dustin Munoz i cili kerkoi pune per nje kohe te gjate thote se tani ndjehet i lehtesuar pas nje telefonate qe mori kete jave. Atij i ofruan nje vend pune si editor filmi.
Te pakten tani nuk shqetesohem shume. Vetem duhet te shkoj ne pune dhe ta bej punen sa me mire.
Te tjere jo dhe aq me fat bejne perpjekje maksimale per te gjetur pune ne nje treg pune te veshtire.