E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndikimi i recesionit tek ekportet amerikane

Administrata Nderkombetare e Tregtise e Shteteve te Bashkuara kohet e fundit krijoi nje partneritet me portet amerikane per te nxtiur biznesin amerikan per eksport. Kjo mase merret ne kuadrin e perpjekjeve per dyfishimin e eksporteve amerikane deri ne vitin 2014. Disa kompani amerikane qe historikisht varen nga tregu i brendshem po fillojne te shikojne mundesine per te bere biznes ne vende te tjera per fuqizimin e tyre sidomos pas recesionit te vitit 2008.

Kjo makineri nuk eshte nje furrnalte e zakonshme. Ajo nxehet aq shume saqe mund perpunoje komponentet silicone qe perdoren per kompjuterat dhe telefonat celulare. Kompania Tystar me baze ne Kaliforni i monton keto furrnalta ne Los Anxhelos dhe i shet ato brenda Shteteve te Bashkuara si dhe jashte vendit.

Ne jemi duke bere perhere e me teper biznes me Kinen. Po ashtu kemi biznes me Singaporin dhe Korene e Jugut.

Jim Smith drejton departamentin e biznesit te kompanise Tystar. Ai thote se ne 4-5 vitet e fundit kompania filloi te perqendrohej me teper tek shtrirja e saj ne bote. Gjate kesaj periudhe eksportet u rriten nga 20 per qind ne me teper se 50 per qind. Ai thote se pa klientet e saj jashte vendit recesioni ekonomik do ta kishte demtuar kompanine

Ne do te kishim patur probleme dhe do te ishim me keq se sa jemi tani.

Por Xhim Smith thote se gjetja e klienteve jashte vendit nuk ishte dicka e lehte.

Veshtiresia e pare eshte pengesa e gjuhes. Secili vend i botes ben biznes ndryshe nga ne ketu ne SHBA.

Gjuha dhe barrierat kulturore nuk jane pengesat e vetme qe e shkurajojne perhapjen e biznesit ne bote.

Vance Baugham president i Shoqates se Qendres Boretrore te Tregtise ne Los Anxhelos dhe Long Beach thote se kompanite kane nevoje per kapital shtese per eksportin. Ai thote se shume biznese amerikane jane te vogla dhe kane burime te kufizuara.

Kur nje kompani eshte e vogel te gjitha burimet e saj zakonisht perdoren ne maksimum. Veshtiresia me e madhe per ta eshte gjetja e burimeve per te qene te pranishem ne tregjet boterore.

Ai thote se kjo eshte nje nga arsyet kryesore perse ne tregjet boterore hyjne me pak se 15 per qind e bizneseve amerikane.

Qe nga viti 2008 kemi kaluar periudha te veshtira ekonomike prandaj kjo e ka veshtiresuar edhe me tej hyrjen e ketyre kompanive ne tregjet boterore.

Por megjithe keto veshtiresi renia e kerkeses brenda vendit e shkaktuar nga veshtiresite ekonomike po ashtu i ka motivuar disa kompani amerikane te kerkojne tregje jashte vendit.

Jim Maklelan eshte drejtor i Deges per Zhvillimin e Tregtise ne portin e Los Anxhelosit

Kompanite duhet te perpiqen ti diversifikojne tregjet e tyre larg vendit dhe 95 per qind e konsunatoreve ne bote ne fakt ndodhen jashte SHBA.

Tani per tani kompanite amerikane qe kerkojne ti shesin prodhimet e tyre jashte vendit kane nje avantazh. Jim Maclellan thote se dobesimi i dollarit i ben eksportet amerikane me pak te kushtueshme krahasuar me mallrat  qe shiten me monedha te tjera. Nje dekade me pare rreth 20 per qind e mallrave te Portit te Los Anxhelosit ishin per eksport. Tani ekportet perbejne deri ne 34 per qind te ketyre mallrave

Qe nga dhjetori i vitit 2009 mund te them se kemi qene me shume fat dhe kohet e fundit eksportet tona jane rritur per cdo muaj.

Ne Kalifornine Jugore ne Portin Long Beach pati nje rritje prej thuajse 50 per qind te eksporteve ne 10 vitet e fundit. Bizneset qe ndodhen ne zonen e Los Anxhelosit ne brigjet perendimore te Shteteve te Bashkuara kane avantazhin qe jane prane porteve dhe prane nje aeroporti nderkombetar duke e bere me pak te kushtueshme dergimin e ketyre produkteve jashte vendit.

Tradicionalisht kompanite e vogla e zgjerojne biznesin e tyre ngadale fillimisht duke shitur mallra brenda vendit pastaj ne rajon para se te shqyrtojne mundesine e konkurimit ne tregjet globale. Vance Baugham thote se ai ve re nje prirje tjeter

Disa nga kompanite e vogla po kalojne direkt nga tregjet lokale ne tregun boteror.

Zoti Bogam thote se ai ve re gjithashtu nje ndryshim ne prirjen e importeve. Ne kushtet kur cmimi i karburantit eshte rritur dhe kostoja e krahut te punes jashte vendit po rritet eshte me e kushtueshme te prodhohen mallra jashte vendit dhe per ti transportuar ato per ne Shtetet e Bashkuara. Ai thote se vende si Kina duan qe prodhimet brenda ne SHBA ti mbajne kostot e uleta.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›