Vlorë, PD mbyll fushatën, Berisha: Rama respekto vlonjatët, turp që u solle Koçon
VLORË-Pas Gjirokastrës, Partia Demokratike mbylli dhe në Vlorë fushatën elektorale me anë të një mitingu përmbyllës. Fjalën përshëndetëse e morën kandidatët për deputetë në këtë qark dhe më pas kryeministri Sali Berisha.
Kryeministri premtoi se alternativa që ai ofron është zhvillimi ekonomik, i turizmit, social si dhe liberalizimi i vizave dhe me SHBA-të.
“Do të bëjmë gjithçka për të liberalizuar vizat dhe me vendin e lirisë, SHBA. Pra miqtë e mi ne kemi besimin tek vetja jonë, besimin tek Vlora, tek Shqipëria, tek Zoti, kemi besim për të ardhmen e Vlorës, të ardhmen e Shqipërisë ndaj bashkohemi më 23 qershor të votojmë Vlorën, të votojmë fitoren”.
Duke përshkruar alternativën kundërshtare, Berisha i bëri thirrje Edi Ramës kandidatit socialist per deputet në Vlorë, që të tregojë respekt për vlonjatët.
“Cila është alternativa tjetër? Së pari mungesë plotë totale e respektit për ju, e respektit për qytetarët, më lejoni ti them sot në emrin tuaj. Z. Rama, vlonjatët, shqiptarët mund të jenë të nëpërkëmbur të varfër, mund të jenë me punë, mund të jenë të papunë, të shëndoshë, të sëmurë, por një gjë duhet ta dish, as armiqtë e tyre më të egër nuk kanë arritur t'i cilësojnë veçse njerëz inteligjentë ndaj dhe të them respekto Vlorën. Mos u trego vlonjatëve autostradën veri-jug që ka arritur në Vlorë, autostradën në det se po u tregon njësoj si Majko, autostradën në Otranto. Mos u trego broçkulla dhe u tregon tregon historinë e gjyshit tregtar, por sigurisht kur nuk ke ide, do merresh me idetë e gjyshit. Idetë e së shkuarës. Sepse Vlora sort qarkullon mallra në një javë sa qarkullonte gjithë Shqipëria në orën e gjyshit tënd. Ty të ka ngelur ora atje tek gjyshi. Mos u trego fotot e gjirit të Vlorës nga fuqitë armike që vlonjatët i hodhën në det. Respekto vlonjatët e shqiptarët sepse respekti është detyrimi i parë, i çdo qytetari dhe i çdo politikani”.
Sipas Berishës, Rama nuk ka më alternativa për të ofruar për Vlorën, por vetëm njerëz si Koço Kokëdhima.
“Ka 2 muaj çfarë alternative ka prurë. Premtoi taksën progresive, erdhi bullgari i tha kjo është katastrofë, tani herë e përmend herë nuk e përmend. Por ti o zotëri je model i bllokimit, i zhgënjimit ti një gjë pate në dorë të votojë 3 ligjet dhe bllokove shqiptarët 3 vite rresht.
“Një gjë do ta them në Vlorën e historisë së fitores. Kam 20 vjet në politikë, kam qenë president, jam kryeministër, jetoj në një apartament 100 m2 se aq më premton rroga kurse ti vjen me një vilë të gjatë dhjetra metra që ende nuk e dimë me çfarë para po e ndërton.
Së fundmi ke prurë në Vlorë këtu njeriun që mezi shkel në fshatin e tij në Qeparo. E dini ju pse? Se mori paratë e rrugës së fshatit, se nuk ndërtoi rrugë, por i bëri rrush kumbulla. Ke këtu Koco Kokëdhimën rrezikun më të madh të Vlorës e Shqipërisë sa i përket pangopshmërisë, njeriu që nuk pagoi taksa që kudo që ndërtoi shkatërroi”.
Gjatë mitingut përmbyllës të fushatës elektorale për zgejdhjet e 23 qershorit të organizuar në Vlorë, kryeministri Berisha theksoi se ,"ne do të bëjmë gjithçka katër vitet e ardhshme që Vlora e Shqipëria të marrin 6 miliardë dollarë investime, do të trefishojmë grantet për fermerët e Vlorës, do kompletojmë infrastrukturën më moderne në çdo fshat në lumin e Vlorës nga Mifoli në Sarandë".
"Do të ndërtojmë by-pass-in e Vlorës, do të bëjmë gjithçka që mrekullia natyrore e Shqipërisë e Mesdheut, ansambli Narta- Karaburun-Sazan të bëhet një nga zonat më të famshme të turizmit të Europës e botës", u shpreh Berisha.
"Pak vite më parë ne nisëm këtë rrugë së bashku, nuk kishte kohë e lehtë për të regjistruar nje biznes, pasi duheshin 42 ditë, për të shkuar në Tiranë duheshin 3-4 orë, një pjesë e mirë ishte pa energji, mungonte uji, shkollat tona po rrënoheshin, mësuesit po largoheshin nga profesioni i tyre, NATO dhe BE ishin larg dhe larg nesh. Por në këto vite së bashku me një besim të madh tek njëri-tjetri, energjia, forca vullneti ynë ia kemi dalë të ndryshojmë Shqipërinë", theksoi Berisha.
Kreu i qeverisë u shpreh se "kemi arritur të ecim më shpejt se kurrë në historinë tonë. Sot regjistrojmë bizneset për 1 orë, sot rrogat e pensionet janë mbi 2 herë më të larta sec ishin, sot në Tiranë shkohet për më pak se gjysmën e kohës, turizmi në Vlorë eshtë mbi dhjetëfishuar, në të katër anët e Vlorës janë ndërtuar e rindërtuar, univeristeti ka rritur numrin e studentëve, infrastruktura nga Ura e Mifolit në Konispol është krejtësisht tjetër, nga Novosela ne Sevaster po ndërtohet infrastrukturë moderne".
VLORE-PATOZI: RAMA KANDIDAT NË VLORË PASI HUMBI NË TIRANË
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, njëkohësisht kandidat për deputet në qarkun e Vlorës në zgjedhjet e 23 qershorit, deklaroi të dielën ne mbremje në Vlorë në mitingun përmbyllës të fushës elektorale, se, "Rama erdhi si kandidat në Vlore pasi humbi në Tiranë".
Patozi theksoi se "Rama dhe Partia Socialiste janë aventurë, prandaj çdo banor i kësaj zone, çdo banor i këtij qarku, në 23 qershor do të ecë përpara, i sigurt me Partinë Demokratike". Gjatë fjalës së tij Patozi u kujtoi të pranishmëve se tashme qytetarët janë njohur me dy modele krejtësisht të kundërt, atë të Sali Berishës që mendon vetëm për qytetarët dhe zhvillimin e vendit dhe nga ana tjetër me atë të Edi Ramës që ka treguar vetëm për rritje të taksave.
Prandaj, sipas tij, oferta e Partisë Demokratike edhe për katër vitet e ardhshme synon ndryshimin e mëtejshëm të Vlorës dhe standardizimin e të gjithë vendit me investime e projekte konkrete.
(d.b/BalkanWeb)