E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali ndërkombëtar i evazionit fiskal, pjesë dhe 5 kompani shqiptare

evazionTiranë- Pesë kompani shqiptare rezultojnë të jenë mes 100 mijë kompanive sekrete të krijuara të krijuara në parajsat fiskale nëpër botë, në atë që njihet si skandali më i madh i evazionit fiskal.

Siç raporton “BalkanWeb”, tashmë të dhënat janë online dhe bëhet fjalë për më shumë se 2,5 milion dosje që janë publikuar pjesërisht nga trestigjozja The Guardian apo edhe organizata të tjera ndërkombëtarë, pas hetimit të bërë nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativ. Ky i fundit është një organizatë jo fitimprurëse me bazë në Washington që ka analizuar dosjet nëpërmjet punës së 100 gazetarëve në dhjetra vende të ndryshme. Të dhënat sic raporton The Guardian tregojnë një koleksion gjigand njerëzish përdorin parajsat fiskale që nga dentistë amerikanë, fshatarë grekë e deri tek ekzekutivët e Wall Street apo tregtarë ndërkombëtarë armësh që akuzohen për përfshirje në programin bërthamor të Iranit.

Mes tyre janë dhe 5 kompani shqiptare të cilat fshehin kapitalet e tyre në të ashtuquajturat parajsa fiskale për tju shmangur taksave.

Të gjitha të dhënat janë publikuar në portalin online Offshore Leaks Database, ku të gjithë kanë akses dhe mund të shohin se cilat janë kompanitë evazive. I themeluar në vitin 1997, Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativ është një rrjet global me 160 reporterë në më shumë se 60 vende të botës, raporton “BalkanWeb”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›