E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ben Blushi: Saliu do shkojë mbrapa diellit, unë jo në PD

TIRANE-Në përgjigje të Berishës, edhe i pari i listës së kandidatëve të Elbasanit, Ben Blushi i dha dje përgjigje "ftesës" së kryeministrit për të shkuar në PD. "Ka nja një muaj që më lutet mua të shkoj në PD. E para, e dini pse lutet?! Se në PD nuk ka më asnjë njeri. PD-ja është bosh, nuk ka më njerëz, nuk ka më listë deputetësh s'ka më vota. Më kollaj shkon Saliu në hënë me not se sa shkoj unë në PD. Më kollaj shkon Saliu në Kinë dhe kthehet se sa shkoj unë në PD. Më kollaj bëhet Saliu eskimez se sa shkoj unë në PD. Më kollaj shkon Saliu mbrapa diellit se sa shkoj unë në PD. Padyshim në 23 qershor, Saliu do të shkojë mbrapa diellit", deklaroi dje Blushi.

Kryeministri Berisha e kishte përmendur edhe kohë më parë se Blushi i ka thënë se "nëse bëhet tuneli i Kërrabës, do vij të marr teserën e PD-së". Ndaj dje, Berisha i ktheu përgjigjen, duke i thënë se: "E pres në seli, kur të dojë, t'ia dorëzoj atë dokument, se ne tunelin e ndërtuam. Alternativa jonë është e tuneleve, e autostradave".

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Hapet autostrada Tiranë-Elbasan, Berisha: Ëndrra u bë realitet, pres Blushin në PD

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›