E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ekonomisë miraton kalimin e INSTAT-it në varësi të qeverisë

Debatet në lidhje me kalimin Institutit të Statistikave në varësi të qeverisë janë përmbyllur me miratimin e kësaj nisme në Komisionin e Ekonomisë.

Pas debateve mes deputetëve të opozitës dhe atyre të maxhorancës, Komisioni i Ekonomisë ka miratuar vetëm me votat e këtyre të fundit kalimin e INSTAT-it në varësi të Këshillit të Ministrave.

Deputetët e opozitës e kundërshtuan këtë propozim, pasi sipas tyre ky kalim do të bënte që INSTAT-i të përqendrohej tërësisht në duart e kryeministrit.

Sipas tyre, ligji për statistikat duhet të rishikohet, pasi nuk garanton pavarësi dhe transparencë për publikimin e të dhënave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›