E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë/ Rama takim me ish-ushtarakët:Siguria e jetës është kritike, do reformojmë policinë e shtetit

Kryetari i PS, Edi Rama, në Devoll- faqe 7Kryetari  i Partisë Socialiste Edi Rama në një kënd fjale me ish-ushtarakët në Vlorë, Rama ka theksuar se siguria për jetën është më kritike se kurrë, ndërsa ka premtuar se gjithçka që premtohet në programin e rilindjes do të bëhet realitet.

Policia e shtetit është rrënuar dhe vrasjet janë rritur me katër herë.Grabitjet me dhunë të individit dhe pronës janë rritur ndjeshëm. Ata e kanë shumë të lehtë të premtojnë gjithçka, por kanë 8 vjet në pushtet dhe e rrënuan vendin. Ne nuk do të mbyllim sytë përballë halleve tuaja, por do të zgjidhim gjithçka duke iu dëgjuar e duke u bërë hallet tuaja, hallet tona tha ai.

Në fjalën e tij, Rama gjithashtu premtoi se pas ardhjes në pushtet PS-ja do të bëjë të mundur rindërtimin e policisë së shtetit.

Brenda 300 ditëve të para qeverisëse do t`i japim vendit një polici shteti në krye të detyrës. Do të vijojmë me procesin e rindërtimit të policisë së shtetit i cili do të bazohet  tek profesionalizmi, integriteti dhe eksperienca e këtyre njerëzve tha Rama.

Rama akuzoi gjithashtu qeverinë për grabitjen e pronave të ushtrisë duke theksuar nga ato nuk kanë përfituar as ushtarakët dhe as publiku.

Ajo që është bërë me pronat e ushtrisë është e papërfytyrueshme. Nga ato prona të gjithë ju që kontribuat në vite nuk merrni asgjë, as publiku, ato prona iu transferohen oborrtarëve dhe familjarëve të Saliut duke u kthyer në pronarë tokash pafund. Do bëjmë transparencë për aktet e kthimit dhe kompensimit të pronave. Ne do bëjmë transparencë të plotë në lidhje me deformimet dhe korrupsioni i pronave tha Rama

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›