E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nëse humbas nuk i do bojkotoj parlamentin

Sali-Berisha_1Kryeministri Sali berisha  ka folur për agjencinë austriake , APA, duke pranuar se  nuk do të bojkotojë parlamentin nëse humbet, megjithatë  ai është shprehur i bindur se do ti fitojë këto zgjedhje.

Berisha tha se  po bën shumë kohë në pushtet, por e ka ndryshuar Shqiprinë. Ai është shprehur se ka aq shumë energji për të qëndruar sërish në opozitë.

Berisha shtoi se shumica e mediave në Shqipëri janë të opozitës.

I pyetur nëse do e rimarrë Metën në qeveri sërish, ai tha se kjo pyetje i duhet bërë pas zgjedhjeve dhe ka pranuar se vendimi i Metës për të lenë koalicionin ishte i papritur./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›