E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cunami në Samoa, arrin në 113 të vdekur bilanci i viktimave

Të paktën 113 persona kanë gjetur vdekjen nga tërmeti që u pasua nga një cunami dje në ishujt Samoa, që goditi edhe arkipelagun fqinj Tonga, njoftojnë burime spitalore. "Mendohet të ketë më tepër se 100 të vdekur, bilanci i fundit është bërë në orën 14:00 (01:00 GMT) dhe kemi numëruar 84 trupa", i deklaroi AFP-së një punonjës i spitalit "Tupua Tamasese" të Samoas. Sipas disa zyrtarëve, në Samoan amerikane kanë vdekur 22 persona.
Përveç kësaj, shtatë persona kanë gjetur vdekjen në arkipelagun fqinj Tonga.
Dhjetëra persona konsiderohen gjithashtu të zhdukur në Samoa ndërkohë që është ndërprerë komunikimi me shumë fshatra.
Tërmeti me fuqi 8 ballë, sipas institutit gjeofizik amerikan (USGS), ra në orën 06:45 të ditës së djeshme (17:48 GMT) dhe epiqendra e tij u lokalizua rreth 200 kilometra në jugperëndim të Apias, njofton instituti në një raport paraprak. Ai goditi arkipelagun e Samoas, i përbërë nga shteti i pavarur i Samoas, me 219 00 banorë dhe Samoa amerikane, e administruar nga Uashingtoni dhe që ka 65 000 banorë. Tërmeti u pasua nga një cunami rreth 20 minuta më vonë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›