E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore Vendosi 3 litra benzine ne shtepine e policit arrestohet 23-vjecari

Nje i ri eshte vene ne pranga pasi akuzohet se do ti vinte flaken nje punonjesi te Policise Rrugore ne qytetin e Vlores. Sipas uniformave blu lokale eshte arrestuar Adriano Agron Lumaj 23 vjec nga Vlora i cili pasi kishte blere nje bidon me rreth 6 litra benzine kishte sperkatur dhe ka tentuar ti vere flaken deres se baneses se shtetasit Eduart Mustafa vjec 27 punonjes policie ne Njesine Rajonale te Qarkullimit Rrugor Vlore. Autori ka ndezur nje cope leter me te cilen do te ndizte lenden djegese por ne moment eshte diktuar pjesetare te familjes qe ndodheshin brenda ne ambientet e baneses te cilet e kane fikur letren e ndezur. Nga hetimet ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur per motive hakmarrje pasi te enjten kusheri i Adriano Lumaj shtetasi Marjus Veli ka goditur dhe fyer per shkak te detyres punonjesin e Policise pasi ky I fundit i kishte bllokuar nje motor para rreth nje muaji. Per kete arsye Marjus Veli eshte arrestuar ne flagrance. Ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar Automjeti tip Lancia ngjyre blu me targa italiane qe ka paperdorur autori per tu larguar dy aparate celulare nje bidon plastik 6-litrosh me benzine.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›