E Diel, 1 Nëntor 2026

Ceremonia Certifikohen 140 police te Policise se Shtetit

140 punonjesve te rinj te Policise se Shtetit qe perfunduan me sukses kursin 22 javor te Shkolles Baze te Policise Per patrulle te pergjithshme u certifikuan diten e djeshme ne ambientet e Qendres se Formimit policor ne Tirane. Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj ne fjalen e tij gjate ceremonise u shpreh Gjate zbatimit ne praktike te njohurive te fituara ju mund te perballeni me veshtiresi te natyrave te ndryshme. Prandaj ju keshilloj qe ashtu si deri tani te jeni kembengules ne zbatimin ne praktike te njohurive te perfituara te perfitoni nga pervoja e kolegeve ne terren te respektoni koleget dhe eproret tuaj te respektoni gjithmone qytetarin dhe te rrisni ne vazhdimesi cilesine e sherbimeve qe ne i ofrojme atij. Ne fjalen e tij Burgaj viri theksin te nevoja qe ka shoqeria ndaj Policise se Shtetit per permiresim te metejshem te parametrave te rendit e sigurise publike si dhe per rritjen e eficences ne funksion te zbatimit te ligjit. Ndersa Drejtori i Qendres se Formimit Policor Hamdi Fjora tha se detyra e punonjesit te policise eshte e veshtire dhe komplekse por une jam plotesisht i bindur se bazat e njohurive qe ju moret ndersa pergatiteshit si njerez te zbatimit te ligjit jane shume te shendosha. Me kete rast Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit falenderoi per kontributin dhe asistencen e dhene partneret nderkombetare vecanerisht programin ICITAP dhe Misionin PAMECA III per trajnimin baze. Punonjesit e sapocertifikuar te Shkolles Baze te Policise Per patrulle te pergjithshme do te vijojne tashme programin e trajnimit ne terren pergjate 22 javeve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›