Vlorë, aksidenti merr edhe një jetë!

Ngjarja ndodhi në lagjen “Uji i Ftohtë” në qytetin e Vlorës, ku ka humbur jetën shtetasi N.Gj, 23-vjeç, banues në Patos.
Aksidenti u regjistrua rreth orës 20:00 të mbrëmjes së shkuar, ndërsa i riu ndërroi jetë rreth orës 23:50. Policia ka ndaluar autorin e ngjarjes, shtetasi Aliko Bega, 27-vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”.
Ky shtetas po drejtonte një automjet tip Ford, në rrugën me drejtim Skelë-Uji Ftohtë ku gjatë manovrës për t’u kthyer majtas është përplasur me një motoçiklete tip “Suzuki” me drejtues shtetasin N. Gj.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, por mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta mbajtur në jetë. /Start/
2011-10-17 11:09