E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, merret peng një familje, arrestohen pengmarrësit

Një ngjarje shokuese ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë ku një familje është marrë peng nga tre persona.
 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shëngjergj ku tre persona kanë hyrë në banesën e shtetasit L P dhe pasi kanë kanosur pjesëtaret e familjes i kanë futur ata në automjetin e tyre e janë nisur për në drejtim të Lezhës.
 

Menjëherë në lëvizje është vënë policia e Lezhës e cila pasi ka përcaktuar vendodhjen e autorëve, si dhe të itinerarit të lëvizjes së tyre, ka bërë të mundur arrestimin e tre pengmarrësve të cilët janë Ndoc Gjoka 29 vjeç, Vladimir Gjoka 23 vjeç dhe Petrit Brunga 24 vjeç.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të 3 të arrestuarve i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për kryerjen e veprave penale të "Kanosjes", "Heqjes së paligjshme të lirisë" "Dhunimit të banesës", "Mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›