"Twilight", skenat hot janë censuruar
SHBA - Skenat e seksit në sagën “Twilight” janë censuruar pas xhirimeve, pasi u konsideruan tepër “të nxehta” për të rinjtë, të cilët janë fansat më besnikë të këtij filmi.
Lajmi u bë i ditur nga protagonistja e filmit Kristen Stewart e cila tregoi në një emision televiziv prapaskenat e serisë më të fundit të sagës “Twilight”, ku ajo dhe partneri Robert Pattinson xhiruan disa skena “të nxehta”.
“Skenat që xhiruam ishin shumë të tepruara dhe për këtë arsye u modifikuan pas xhirimeve”. - deklaroi Stewart në "Graham Norton show".
Mësohet se përpos prerjeve që janë bërë, skenës pasionale mes Bellës dhe Edward i është shtuar edhe një sfond muzikor, pasi zërat e aktorëve ishin të papërshtatshëm.
(er.nu/BalkanWeb)