E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaddafi: Jam në Libi dhe dua të bie dëshmor

Sipas faqes zyrtare të televizionit në regjimin tij, thuhet se ai është në Beni Velid, “Heronjtë rezistojnë dhe bien dëshmorë në vend  të tyre, dhe ne po presim që të biem dëshmorë”, kështu është shprehur ai në një deklaratë për një radio lokale.

Gaddafi për disa javë me radhë është strehuar 170 km në juglindje të Tripolit në Beni Velid, ku atje ai ka gjetur mundësinë që të japë ligjërata kundër regjimit të ri në Libi, fisit më të madh të vendit “Varfala” i cili njihet për kundërshtim të regjimit të ri.

“Ju po luftoni në emër të atyre që ju lanë këtë vend amanet, por mos harroni që si ju, edhe unë jam në fushë beteje me regjimin e ri". Ai përgënjeshtron të dhënat që thonë se ai është strehuar ne Nigeri apo në Venezuelë. /L. Ferhati/Start/

                                                                                             2011-09-27 16:34
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›