E-health, projekti dixhital per shendetesine Sonila Isaku
Nje projekt i ri, i cili do te mbaje emrin "E-Health" do te zbatohet ne shendetesi per gjate dy viteve ne vazhdim. Ky projekt eshte bere publik nga vete Kryeministri Sali Berisha, i cili gjate dites se djeshme ka marre pjese ne inaugurimin e Qendres se Telemjekesise se Shqiperise.
Projekti
Shendetesia dixhitale eshte nje nga projektet te qeverise shqiptare ne 2 vitet qe do vijne. Sipas kreut te qeverise, projekti "Shendetesia dixhitale" synon te permiresoje ndjeshem sistemin shendetesor dhe te vendose mbi baza te reja, menaxhimin e ketij sistemi. "Dua t'ju garantoj se do te bejme gjithcka per ta vendosur sistemin tone shendetesor, ne teresi e ne cdo gje, ne bazat me moderne dixhitale. E-health, shendetesia dixhitale, eshte nje nga projektet me madhore te dy viteve qe vijne. Projekt, i cili synon se pari, te permiresoje ndjeshem e te vendose mbi baza te reja menaxhimi ne teresi te sistemit shendetesor. Historia e suksesit eshte e lidhur me shume se me cdo gje tjeter me historine e menaxhimit. Ndaj, ne i kushtojme nje rendesi kaq te madhe", theksoi kreu i qeverise. Sipas tij, projekti "one stop shop" e rendit sot Shqiperine ne 10 vendet me te para ne bote per regjistrimin e biznesit, i tille eshte sot ky projekt i telemjekesise qe hap nje kapitull te ri ne diagnozen, ne formimin dhe komunikimin ne tere sistemin tone shendetesor. Por nga ana tjeter, Ambasadori Amerikan, Aleksander Arvizu gjate fjales se tij, ka qene me kritik, duke i kerkuar qeverise shqiptare investime ne shendetesi. "Investimet e bera gjate ketyre viteve kane qene te shumta ne shendetesi. Fillimisht nepermjet USAID ne vitet '92, ne kemi investuar per shendetin e nenes dhe femijes, kurse sot po realizojne projekte te medha. Nderkohe qe duhet bere me shume per sistemin shendetesor, sidomos ne fshat" ka pohuar Ambasadori Amerikan.
Telemjekesia
Venia ne pune e telemjekesise ka bere te mundur qe gjate inaugurimit te saj, nje pacient ne QSUT me probleme kardiake te ndiqet online nga mjeket shqiptare, ne 6 qytete te ndryshme, si dhe konsulta te realizohet nga mjeket amerikane, pikerisht ne Arizona si dhe ne Virxhinia. Kete lidhje, vete kreu i qeverise e ka quajtur si shpetimin e jeteve njerezore. "Nje projekt qe realizohet ne nje kohe rekord, qe shtrihet ne 6 qarqe te vendit dhe qe behen pergatitjet per t'u shtrire edhe ne 6 te tjera. Ky projekt lidh sot, Korcen me John Hopkins, nje nga kryeqendrat boterore te mjekesise, do te lidhe Kukesin neser me Baltimoren, dhe do te beje qe te semuret te mund te kene mendimin me te kualifikuar te kohes", tha kreu i qeverise. Nderkohe qe ne kete qender, gjate ketyre diteve eshte bere e mundur lidhja me disa shtete te ndryshme te botes, persa i perket konsultave mjekesore, po ashtu edhe konferencave te mbajtura, te cilat jane ndjekur paralelisht nga 300 bluza te bardha ne 5 qarqe te ndryshme te vendit. Po per mjeket e QSUT-se ashtu edhe per drejtuesit e spitaleve ne rrethe, venia ne pune e telemjekesise do te beje te mundur heqjen e transportit te panevojshem te pacienteve drejt Tiranes. Po keshtu do te ndihmoje edhe per konsultat mes mjekeve si dhe do te mundesoje trajtim dhe nderhyrje tek pacienti edhe permes keshillave te emrave me te njohur ne bote. Telemjekesia eshte projekt ne nivel kombetar dhe shtrihet ne Vlore, Kukes, Korce, Shkoder, Tirane dhe Durres. Ky sherbim rrit aftesine diagnostifikuese, ku diagnozat do te vendosen ne kohe rekord dhe pa shpenzime.
Erjon Dasho, koordinatori i projektit tregon si funksionon qendra
"Mjeku vizite edhe nga Vietnami, sikur te ishte ne Tirane"
Konsultat e bera gjate diteve apo edhe muajve te fundit, kur kjo qender e telemjekesise u vu ne pune, jane kryer me dhjetera lidhje me vende te ndryshme te botes. Mjeket e QSUT-se kane mundur te flasin me mjeke dhe emra te njohur ne Itali, USA, France, por edhe me 5 qytetet ne Shqiperi per konsultat dhe percaktimin e diagnozave online. Per koordinatorin e projektit te Telemjekesise, Erion Dasho ne mendje i ka mbetur nje prej konsultave te kryera ne Vitnam.
Z. Dasho ju si koordinator i projektit te telemjekesise, keni pare edhe gjithe aktivitetin e kryer. Cilat kane qene ato konsulta qe jane realizuar?
Fillimisht, kemi realizuar lidhjet prove me Arizonen, ku eshte edhe qendra kryesore e Telemjekesise. Me pas, me permbytjet e ndodhura ne zonen e Shkodres, ne dimrin e vitit qe sapo lame pas, u desh te ishim ne gatishmeri. Dhe gatishmeria me e mire ishte qe mjeket e Shkodres te kishin mundesi per konsulta me mjeket e QSUT. Nderkohe qe lidhje te tjera jane bere me te gjitha vendet perendimore, ku mjeket tane kane kontakte komunikimi. Nje nga lidhjet me te vecanta ishte ajo e dy diteve me pare, pikerisht me Vietnamin, ku u be e mundur nje konsulte mjekesore e nje pacienti me probleme te gjakut.
Si kryhet lidhja mes qendres Spitalore Universitare dhe vendeve te tjera?
Kamera ben te mundur qe me nje rezolucion jashtezakonisht te larte te fokusoje deri ne detaje te vogla, sic jane poret e lekures apo nuancat e irisit ne sy. Kjo ben te mundur qe mjeku nga cdo lloj vendndodhje, te mund te vizitoje nje pacient prane kesaj njesie telekonsultash, njelloj sikur te jete prane tij. Sot jane duke u zhvilluar dhe aplikacione, te cilat bejne te mundur qe mjeku ta preki pacientin ne distance. Pra, mjeku vendos nje dorashke specifike, e cila eshte e lidhur me nje krah robotik dhe ben te mundur prekjen e pacientit. Kjo ende eshte e pamundur per vendin tone, por vendosja e telemjekesise eshte nje hap shume i madh. Pervec sallave ku behen vizitat dhe konsultat online, kemi edhe Biblioteken Elektronike, ku mblidhen dhe ruhen materiale mjekesore ne forme elektronike, ndryshe nga metoda klasike e deritanishme.
Ku eshte e shtrite telemjekesia ne vendin tone, dhe a do te kete zgjerim. Cilat do te jene qytetet e tjera perfituese?
Rrjeti i Programit te Integruar te Telemjekesise dhe Shendetit Elektronik ne Shqiperi perbehet nga Qendra e Telemjekesise se Shqiperise ne QSUT, ne Tirane. Po keshtu, nje tjeter pike ne kryeqytet, kemi edhe tek materniteti "Mbreteresha Geraldine" si dhe ne disa prej spitaleve rajonale, si ai i Kukesit, Shkodres, Durresit, Korces, Vlores, etj. Nje pacient, qe ndodhet ne nje nga secili prej spitaleve te lartpermendura, mund te konsultohet ne distance nga nje mjek konsulent ne QSUT. Persa i perket projektitm ai do te shtrohet edhe ne 6 qytete te tjera, pikerisht ne Diber, Lezhe, Elbasan, Berat, Fier dhe Gjirokaster.
Te dhena mbi telemjekesine
Rrjeti i integruar i telemjekesise dhe shendetit elektronik mbulon me shume se 70% te popullates se vendit; ky rrjet eshte i integruar edhe me rrjetin e telemjekesise se Kosoves;
Telemjekesia klinike po shfrytezohet aktualisht nga disa partneritete ku vecohen:
Sherbimi i Hematologjise me University of Tennessee Cancer Institute ne SHBA;
Sherbimi i Onkologjise me Ospedale d'Aviano ne Itali;
Sherbimi i Kirurgjise OMF dhe i Kirurgjise Plastike me Galway Hospital, Irlande
Edukimi i Vazhdueshem Mjekesor ne Distance. Klinika e Neurokirurgjise ka organizuar, ne menyre te rregullt, leksione me pjesemarrjen e mjekeve te interesuar ne Shqiperi dhe Kosove;