Greqi, shqiptari vret një shtetas dhe plagos tre të tjerë

Tre viktimat e tjera u çuan në spital, ku po kurohen jashtë rrezikut për jetën. Autori, shtetas shqiptar u ndalua nga klientë të lokalit dhe u arrestua nga forcat e policisë që shkuan në vendin e ngjarjes.
Siç u bë e ditur, ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 pas mesnate, pas një zënke verbale që kishte autori me pronarin e lokalit, për shkak të mosmarrëveshjeve personale. Më pas 27 vjeçari u largua nga kafeneja, shkoi në shtëpinë e vet ku mori një thikë dhe u kthye në lokal.
Agjencia greke e lajmeve AMNA, tha se autori pas kthimit, sulmoi pronarin, duke e goditur me thikë. Klientë që ndodheshin në lokal u përpoqën ta përmbajnë, por gjatë përpjekjes ai goditi për vdekje një burrë 45 vjeçar dhe lehtë një 44 vjeçar, si dhe një shtetas shqiptar të moshës 31 vjeç. Policia po heton mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa autori do të dërgohet në prokurori./Start/
2011-11-15 16:16