Itali, 17 vite burg për shqiptarin që masakroi bashkombësin e tij

Gjykata e Apelit në Assisi të Italisë ka zhvilluar sot seancwn gjyqësore ndaj një shqiptari, i akuzuar për vrasjen e bashkëkombësit të tij.
23-vjeçari, Erjon Kaloti ka pranuar vrasjen e bashkëkombësit të tij, Fisnik Tusha, dhe në mënyrë të tillë i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm.
Trupa gjykuese ka vendosur 17 vite burg pwr 23-vjeçarin.
Ndërkohë që për dy shqiptarët e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, gjykata ka dhënë përkatësisht, 13 dhe 10 vite burg. Në ngjarjen e ndodhur në datën 18 prill të vitit 2010, ku Tusha u masakrua me thikë, u përfshinë Kelmend Kaloti, Redjon Kaloti, Ibrahim Kaloti dhe Florenc Kaloti të afërm me njëri-tjetrin.