Finlandë, ndalohet një anije me raketa

Një anije me raketa dhe eksplozivë të padeklaruar është kapur nga autoritetet finlandeze, bëjnë me dijet mediat ndërkombëtare.
Anija MS Thor Liberty, e cila ishte nisur nga Gjermania drejt Kinës është kapur në portin finlandez të Kotkas dhe po tranportonte kundër-raketa Patriot. Sipas autoriteteve finlandeze raketat ishin shënuar si "fishekzjarre" ndërsa policia ka marrë në pyetje edhe ekuipazhin e anijes.
Punëtorët e portit dyshuan pas gjetjes së eksplozivëve të paketuar keq në paleta të hapura, ndërsa raketat u gjetën më pas në kontenierët e shënuar si "fishekzjarre".
Ndërkohë mediat finlandeze raportojnë që anija kishte në plan të ndalonte edhe në Korenë e Jugut.