E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha e Topalli presin presidentin e ATA-s

 Presidenti Lamers i shprehu mirënjohjen Berishës, për mbështetjen që qeveria shqiptare i ka dhënë misionit ATA, çka bëri të mundur organizimin për herë të parë në Tiranë, të takimit të 56-të të Asamblesë së Përgjithshme të ATA.

Sipas Kryeministrisë, presidenti Lamers vlerësoi arritjet e që ka shënuar Shqipëria gjatë viteve të fundit, në përmbushjen e standardeve, çka u konfirmua qartësisht me pranimin e saj në NATO, por edhe në ecurinë e shpejtë drejt integrimit evropian.

Edhe në takimin me Topallin i theksuan bashkëpunimi i mirë midis Shqipërisë dhe Aleancës. Duke u ndalur në zhvillimet politike, Kryetarja e Kuvendit tha se “vendimet e Konferencës së Kryetarëve ishin për vendin shumë të rëndësishme. Më vjen mirë që opozita ra dakord të  votojë ligjet me shumicë të cilësuar, pas dy vitesh bllokimi dhe mos votimi të këtyre ligjeve, të kërkuara nga BE-ja. Shpresoj dhe jam optimiste për nisjen sa më parë të punës për reformën zgjedhore. Po ashtu u ra dakord të nisë puna për rishikimin e Rregullores së Kuvendin bazuar në rregulloren e Parlamentit Evropian".

Presidenti Karl Lamers ndodhet në Tiranë në kuadër të Asamblesë së 57-të të përgjithshme  të Traktatit të Atlantikut. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-16 16:28
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›