Komision për reformën zgjedhore

Në agjendën e punimeve të Kuvendit të seancës së të enjtes është parashikuar të miratohet projektvendimi "Për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore", si dhe dy projektligje që lidhen me ndryshimet në kodin hekurudhor dhe kodin ajror.
Marrëveshja dypalëshe PD-PS e 14 nëntorit për çështjet e reformës zgjedhore, reformës parlamentare dhe axhendën e ligjeve me shumicë të cilësuar, pritet të konkretizohet nesër në Kuvend me votën konsensuale për ngritjen e komisionit të posaçëm zgjedhor dhe disa ndryshimeve ligjore në kodin ajror dhe kodin hekurudhor, këto të fundit të miratuara më parë në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese.
Duket se tashmë, reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian në kuadër të 12 kritereve po shkojnë në rrugën e duhur, pas më shumë se dy vitesh bllokim. Palët kanë rëndë dakord për të miratuar këto projektligje, pasi bisedimeve të zhvilluara larg medieve dhe me sa tha presidenti i Republikës, me “ndërhyrjen” e ndërkombëtarëve. /Start/
2011-11-16 16:56