E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, nëna e 2 fëmijëve vdes në materintet, Autopsia: Pakujdesi e mjekëve

KORCE- Nëna e dy fëmijëve jetimë e cila humbi jetën dje në maternitetin e Korcës, ka vdekur nga mjekimi i pakujdeshëm.

Ky është konkluzioni që ka nxjerrë policia e Korcës në lidhje me vdekjen e Fatbardha Alikos, pasi trupi i saj iu nënshtrua ekspertizës mjekoligjore.

49 vjecarja nga fshati Borsh i Devollit, 10 ditë më parë i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në mitër, ndërsa dje është gjetur e vdekur në tualetin e maternitetit.

Trupi i 49 vjecares iu nënshtrua autopsisë,në prezencë dhe të mjekëve nga Tirana, për të përcaktuar shkakun e vdekjes  pasi familjarët akuzonin mjekët për pakujdesi. Sipas tyre Fatbardha nuk kishte pasur komplikacione pas operacionit.

Policia informon se ka nisur procedim penal ndaj stafit mjekësor që kanë kryer operacionin e gruas.

Dy fëmijët e Fatbardhës i duhet të përballojnë një tragjedi tjetër brenda pak muajsh, pasi pak kohë më parë humbën të atin në një aksident automobilistik.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›