Vlorë, arrestohet një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Sektori i Operacioneve Speciale & Kërkimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar
"Kujtesa" për kapjen dhe arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Nën pranga ka rënë shtetasi Arben Isufi (Purizio), 51 vjec, banues në lagjen "Pavarësia" Vlorë.
Kapja dhe arrestimi i Isufit është kryer pasi në ngarkim të tij nga Gjykata Penale e Reggio Calabria Itali është lëshuar Urdhër-Arresti Ndërkombëtar, pasi ky shtetas dyshohet se ka drejtuar një organizatë kriminale me anëtarë shtetas shqiptarë dhe italianë me qëllim trafikimin e narkotikëve dhe qënieve njerëzore në drejtim të Italisë në vitin 1998.
51 vjecari pritet ti nënshtrohet procedurave ligjore për ekstradimin e tij për në Itali.