E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, makina del nga rruga, plagoset drejtuesi i automjetit

Një person ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti rrugor, vetëm pak çaste më parë në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës, në zonën e quajtur kryqëzimi i “Semaforëve” ku një automjet teksa udhëtonte në këtë aks rrugor ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ku sipas raportimeve të bluzave të bardha shtetasi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Uniformat blu konfirmojnë se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi, ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›