E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompensimi i pronaveNishani: Qeveria ka vënënë dispozicion 1.5 mln lekë

TIRANE- Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion një fond prej 1.5 miliardë lekë për 350 subjekte që shpronësohen nga procesi i legalizimit në zonat informale. Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, gjatë takimit me drejtuesit e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, deklaroi se deri në fund të vitit qeveria do të akordojë një tjetër fond kompensimi për ish pronarët.

“Për kompensimin e këtyre rreth 350 subjekteve janë vënë në dispozicion një fond prej 1.5 miliardë lekë, fond i cili do të shtohet besoj edhe me një shumë tjetër të konsiderueshme deri në fund të vitit. Gjithashtu Agjencia po vazhdon me ritëm normal punën, tashmë të konsoliduar ndër vite , që ka të bëjë me kompensimin financiar të të gjitha subjekteve të tjera pronar, që kanë kërkuar kompensim financiar.” Theksoi Ministri i Drejtësisë.

Nishani trajtoi gjithashtu bashkërendimin e punës së Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave me institucione të tjera të linjës, për hartimin e një plani veprimi i cili parashikon masa legjislative, administrative dhe buxhetore në interes të procesit të njohjes dhe kompensimit të pronave.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›