E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore bien prenotimet

20 – 30% ulje ka shënuar numri i prenotimeve dhe pushuesve në zonën e Vlorës krahasuar me një vit më parë. Operatorët turistikë japin si arsyen kryesore të kësaj rënie mungesën e bashkëpunimit të shoqatës së tyre me bashkitë, që mbulojnë zonën e bregut, mungesa e aktiviteteve argëtuese për pushuesit, infrastrukturën dhe higjena e rënduar .

Vasil Bedini, kryetar i  operatorëve turistikë thotë se shkaqet janë imazhi negativ i krijuar në muajt shkurt, mars, prill, si dhe  mungesa e aktiviteteve argëtuese.

Gjithcka që ofron sezoni turistik sipas tyre  është bërë nga investitorët privatë pa ndihmën më të vogël të pushtetit lokal.

Sipas Bedinit, çdo operator turistik ka operuar i vetëm pa mbështetje e mungon dhe sporti në det mes mungesave të tjera.
 
Një tjetër problem i mprehtë për operatorët turistikë është edhe mungesa e një linje urbane nga Orikumi në vlorë, që në jo pak raste, vetë personeli i hoteleve mbërrin deri në Tiranë për të marrë nga aeroporti turistët e huaj, të cilët pasi arrijnë në destinacion mbeten aty pa mundësinë për të lëvizur dhe parë atë që duan.

Festim Llanaj        

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›