E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe kontrolle ne lokalet ne plazh

Agjensia Kombëtare e Ushqimit, Lezhë, që në fillim të muajit qershor ka nisur intensifikimin e kontrolleve në objektet e shërbimit bar-restorante, por edhe në supermarkete për sigurinë ushqimore.

Sipas Drejtorit Arjan Kruja, AKU, ka realizuar brenda 2 muajve, 395 kontrolle, kryesisht në zonën e bare restorante dhe pika tregëtimi të Shëngjinit, Tales dhe Patokut gjatë të cilëve janë konstatuar probleme serioze me higjenën e ambjenteve dhe atë të ushqieve.

Arjan Kruja thotë  se nga këto inspektime janë vërejtur ët meta serioze di dhe mangësi dokemunetacioni të anashkaluar nga neglizhenca, por dhe probleme me ushqimet.

Drejtori i Agjensia Kombëtare e Ushqimit, Arjan Kruja, përballë papërgjegjshmërisë së tregëtarëve është i detyruar tu bëjë thirrje konsumatorëve që të verifikojnë cilësinë dhe datat e skadencave të produkteve ushqimore që konsumojnë.

Lindita Kokaj                        

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›