E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë: Ndërpritet puna në minierën e Bulqizës

Është ndërprerë puna në minierën e Bulqizës , për një inspektim të dytë ku të kontollohen të gjitha frontet e minierës. Njoftohet se grupi i hetimit , i dërguar nga Tirana nuk ka mundur të realizojë një kontroll të detajuar të zones ku ndodhi shpërthimi di të më parë si rezultat i sasisë së madhe të gazit që gjendet aty.

Sipas gazetarit të Ora News në Bulqizë, minatorët kanë frikë të punojnë, derisa të kontrollohen terësisht të gjitha frontet e minierës nga specialistët. Ndërkohë prokuroria po vazhdon hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit si dhe personat që kanë urdhëruar fillimin e punimeve aty.

 Aksidenti i rëndë ndodhi ditë më parë në pusin 2, niveli 16-të të minierës së Bulqizës gjatë punës për hapjen e pusit të ri numër 9. Si pasojë e shpërthimit një minatory gjeti vdekjen ndërsa shtatë të tjerë u plagosën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›