E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, braktiset foshnja në derën e jetimores

 

Bebi, i seksit mashkull kishte nën tesha njëmijë lekë dhe në dorë numrin e tij të lindjes dhe të nënës

Vlorë- Një fëmijë i porsalindur është gjeturbraktisur mbrëmjen e së martëspranë shtëpisë së foshnjës në Vlorë. Fëmija i seksit mashkull është gjetur pranë derës kryesorei mbështjellë me një batanije. Ka qenë një nga punonjëset e institucionit në momentet e ndërrimit të turnit, teksa largohej nga puna që ka pikasur beben e mbështjellë. Foshnja ka qenë duke qarë dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e punonjëses. Sipas dëshmisë, ai është marrë dhe është sistemuar nga punonjëset. Mësohet se bebja mund të jetë vetëm disa ditëshe i sjellë në jetë, ndërkohë që brenda batanijes në trupin e tij është gjetur një kartmonedhë 10 mijë lekshe e vjetër, futur nën kostumin e lehtë që kishte të veshur. Sipas përgjegjëses së shërbimit social në këtë insititucion, Teuta Hyseni, bebi aktualisht gëzon shëndet, edhe pse ai duhet të kalojë në vizita mjekësore, të cilat do të përcaktonin kushtet e tij shëndetësore. "Në momentin që u gjet, bebi ka qenë i mbështjellë me një batanije dhe ambienti ka qenë i lagësht",- thotë përgjegjësja. Gjithsesi fëmija mendohet të ketë pasur vetëm pak kohë që është sjellë dhe nuk ka ndenjur shumë jashtë ambienteve të shtëpisë së foshnjës. Kujdestaret thonë se fëmija nuk ka qenë i ushqyer, pasi ai ka pirë me uri. Gjithashtu ato pohojnë se kanë parë menjëherë në rrugë, si dhe kanë pyetur për njerëzit që kanë sjellë foshnjën, por nuk kanë mundur dot të mësojnë më shumë. "Fëmija ka pasur në dorë numrin e tij dhe të nënës së vet në maternitet",- thonë punonjëset, duke shtuar se këto do t'i dorëzohen policisë për hetime të mëtejshme. Një nga kujdestaret pohon se ato nuk i përkasin maternitetit të Vlorës dhe nuk ishin metalike, por prej kauçuku. Ende foshnjës nuk i është vënë një emër, pasi si ndodh rëndom në këto raste, janë vetë ato që pagëzojnë fëmijët e braktisur. Ngjitur pranë krevatit të tij, është pikërisht një foshnjë tjetër e braktisur, e cila pas qëndrimit në maternitetin e Vlorës për disa javë, vetëm tre ditë më parë ka mbërritur pranë shtëpisë së foshnjës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›