Bulqizë, humb jetën në aksident 24- vjeçari
BULQIZË- Shpejtësia me makinë i merr jetën një 24- vjeçari nga Bulqiza. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 17.00 në të dalë të qytetit, kur ka humbur jetën Roland Shira, lindur në Bulqizë e banues në po këtë qytet. Ai ka qenë duke udhëtuar me makinë me një shok të tij, ndërsa ishin kthyer nga një drekë tek vendi i quajtur Pishat e Bulqizës, kur nga shpejtësia e automjetit me të cilin udhëtonin, ka humbur jetën pasi makina e tyre është rrokullisur disa herë. Burime pranë policisë lokale thanë se Gentian Duriçi e Roland Shira kanë drekuar së bashku në lokalet tek pishat e qytetit dhe gjatë kthimit për në qytet, mjeti i tyre ka dalë nga rruga. Nga përplasja e makinës, Roland Shira pësoj dëmtime të rënda por ka shpëtuar i riu tjetër Gentian Durici me të cilin udhëtonte. Policia rrugore e Bulqizës ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka evidentuar si shkak shpejtësinë e madhe të automjetit. Roland Shira është dërguar në spital por nuk ka mundur t'i shpëtojë vdekjes. Ndërkohë që policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit me të cilët ata udhëtonin dhe ku humbi jetën 24- vjeçari Shira.