Specialistët, alarm për migracionin: Braktisja e fshatrave mbipopullon qytetin
>Vetëm gjatë vitit 2008 janë shpërngulur 5700 banorë nga disa fshatra. Të gjithë drejt qytetit
Fshatra të harruar e të pabanuar nga të rinjtë. Zona të tëra të lëna në harresë, ku emigracioni e migracioni dominojnë fuqishëm. Është ky realiteti i dhimbshëm që përditë e më shumë dominon në zonat rurale të qarkut të Fierit. Çdo vit e më shumë fshatrat braktisen e vendbanimet kthehen në ngrehina të mjera, pasi pronarët e tyre tentojnë qendrat urbane. Në këtë mënyrë synohet rritja e popullsisë në qytet, duke sjellë mbipopullimin e tij, e ndërsa fshatra të tërë banohen vetëm nga disa pleq të mjerë, të cilët përditë e më shumë përballen me kushtet e vështira të jetesës. Konkretisht sipas statistikave nga Zyrat e Gjendjes Civile në Qarkun Fier, brenda vitit të kaluar e fillimit të 2009 numri i shtetasve të larguar që kanë migruar nga zonat rurale në ato urbane shkon në 5700 shtetas, shifër kjo tepër e lartë sipas specialistëve të këtyre zyrave. "Popullsia është në lëvizje në të gjithë vendin, sidomos migrimi, sepse është politika e lëvizjes së lirë të njerëzve. Arsyeja kryesore është që nga zonat rurale, njerëzit shkojnë drejt zonave urbane dhe ky fenomen nuk është vetmi i vendit tonë, por që gjithnjë e më shumë bëhet i pranishëm. Arsyeja kryesore është ajo ekonomike, sepse në zonat rurale natyrisht zhvillimi ekonomik është më i pakët dhe njerëzit i drejtohen zonave urbane duke kërkuar një punë ose duke pasur idenë për gjetjen e një mundësie më tepër se në zonat rurale. Arsyeja tjetër është se shkojnë drejt arsimimit më të mirë të fëmijëve dhe ky fenomen ndodh edhe në zonat urbane. Në bazë të dokumentacionit të grumbulluar kemi shumë banorë në Fier që shkojnë në Tiranë për këto arsye", shprehen specialistët.
Fenomeni
Sipas përgjegjëses së zyrës së gjendjes civile në qarkun Fier, Lumturi Moçka, fenomeni i migrimit ndodh në të gjithë botën, por në varësi të popullsisë sonë kjo ndodh në përmasa të mëdha ku arsyet kryesore janë kushtet social-ekonomike, gjetjet e mundësive të një pune dhe përmirësimi i kushteve të jetesës. Por lëvizje të kësaj natyre bëjnë që edhe qyteti i Fierit të mbipopullohet, duke mos u krijuar të gjithëve mundësinë e të jetuarit e kushte normale. Kështu, si rezultat i këtyre zhvendosjeve të pakontrolluara, sa vjen e shtohet fenomeni i papunësisë. Vetëm gjatë ditëve të para të vitit 2009 në zyrat e punësimit kanë aplikuar si punëkërkues të papunë mbi 200 shtetas, duke thyer në këtë mënyrë çdo rekord të mundshëm. Burme brenda zyrave të punës pohojnë se fluksi i punëkërkuesve është i papërballueshëm dhe se Fieri nuk ka mundësi punësimi për të gjithë këtë kategori njerëzish, duke pasur parasysh edhe nivelin arsimor të tyre. Kështu, edhe pse banorë të konsiderueshëm të zonave rurale braktisin çdo ditë e më shumë pronat, banesat dhe gjithçka kanë për të zbritur drejt zonave urbane, ndeshen me një realitet, i cili pak shanse ofron për përmirësimin dhe rritjen e mirëqenies së jetesës.