E Diel, 1 Nëntor 2026

Bello: Berisha izolon jugun, ndërsa po e vjedh Veriun

>Dje deputeti socialist Marko Bello akuzoi Sali Berishën se po shpenzon paratë e shqiptarëve me spote televizive për dështimet e tij personale. Përkundër spotit që lançon me paratë e shqiptarëve gënjeshtra për gjoja suksese në infrastrukturën rrugore, ashtu si çdo shqiptar tjetër, do të doja të thoja se në këto 3 vjet e gjysëm, asnjë rrugë, arterie kryesore rrugore, autostradë, nuk është dorëzuar për tu përdorur nga qytetarët shqiptarë. Ndërsa pasiguria rrugore është vrasësja kryesore e mbi 1000 shqiptarëve në vitet e suksesit të Sali Berishës si dhe dëmtuesja kryesore e pasurive të tyre, tha Bello. Bello denonocoi Berishën mashtrues dhe spekulant, që vetëm mashtron me spotet ndërkohë që investimet e tij janë dështim i radhës i qeverisjes së tij. Ne duam të evidentojmë mashtrimet e paskrupullta të Sali Berishës dhe administratorëve të tij apo edhe atyre që gjoja mahniten me spotet që tregojnë se vendi është kthyer në një kantier të madh nga Veriu në Jug. Ndërkohë që tani kantierët duhej të ishin mbyllur dhe ne duhet të kishim gati rrugët, tha Bello.
Sipas socialistëve, për të kuptuar se si  e ka katandisur jugun e vendit kjo qeveri, mjafton të shikosh hyrjen e daljen nga Rrogozhina, hyrjen dhe daljen nga Lushnja, nga Fieri, në të cilin as ura në hyrje të qytetit nuk u ndërtua për 4 vjet. E njëjta situatë vihet re edhe në Vlorë, Patos, Ballsh, Tepelenë apo 5 km rrugë Iraku në hyrje të Çorovodës. Deputeti socialist Bello akuzoi Berishën se trashëgoi dhjetëra projekte zbatimi, bashkë me financat përkatëse për një sërë rrugësh e vepra të tjera të rëndësishme, të cilat po të ishin marrë seriozisht, do të kishin përfunduar.  Kabineti Berisha gjeti gati për zbatim projekte, të financuara nga Komuniteti Europian për ndërtimin e Mbikalimit të Kamzës, baypasit të Durrësit, baypasit të Rrogozhinës, baypasit të Fierit, Gjirokastrës, Tepelenës, rrugët dytësore Vorë - Tiranë, Qafë/Thanë-Pogradec- Korçë,etj. Nga të gjitha këto janë bërë fare pak, për të thënë aspak tha Bello.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›