Arrestohen në Rinas dy shtetas në kërkim
TIRANE- Dy shtetas, të shpallur në kerkim për vjedhje me armë dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare, u arrestuan 24 orët e fundit në aeroportin nderkombetar "Nënë Tereza" në Rinas.
Sipas komunikates së Policisë së Tiranës, forcat e policisë arrestuan shtetasin në kërkim Krenar Meço, 32 vjeç, lindur e banues në Elbasan. Gjatë verifikimit në sistemin TIMS, rezultoi se 32 vjecari ishte në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Elbasan, me vendim të datës 27 Prill 2010, e ka dënuar me 10 vjet burgim nën akuzen e vjedhjes me armë.
Po ashtu, është kapur shtetasi Elton Tabaku, 34 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mbrostar-Ura Fier, i shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar Urdher për Ekzekutimin e Vendimit Penal të datës 17 shkurt 2009 të Gjykatës së Tiranës, e cila e ka dënuar me 54 ditë burgim, për veprën penale të "falsifikimit të pasaportave, vizave dhe letërnjoftimeve".
(d.b/BalkanWeb)