Vlorë, digjet makina e kreut të policisë bashkiake
VLORË- Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën makinës së kreut të policisë bashkiake të Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës, në afërsi të banesës së Ardian Veliut, makina e të cilit ishte parkuar poshtë pallatit ku ai banonte, në lagjen Isa Boletini.
Sipas të dhënave të para të policisë, makina është gjetur e djegur mëngjesin e sotëm nga vetë Veliu, i cili pasi ka parë makinën e djegur.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.