E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli rikthen për gjykim dosjen për Aldo Baren

TIRANE- Gjykata e Apelit ka rrezuar vendimin e dhene nga Gjykata e Krimeve te Renda per burg te perjetshem ndaj Aldo Bares, akuzuar si kreu i bandes se Lushnjes, duke e rikthyer ceshtjen edhe njehere per gjykim.

Vendimi i dhene sot, parashikon rikthimin e ceshtjes per gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Avokati i Aldo Bares, Vladimir Meçi ka deklaruar se klientit të tij do t`i bëhet një gjykim nga fillimi për të gjitha akuzat e ngritura ndërsa ka shtuar se gjatë gjykimit ka pasur shkelje të rënda proceduriale.

Më 28 mars të vitit 2011 Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin burg për jetë për kryetarin e Bandës së Lushnjës, Aldo Bare. Trupi gjykues e shpalli fajtor Baren për 5 vrasje duke vendosur dënimin maksimal për veprat penale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›