E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore, digjet makina e kreut të policisë bashkiake

VLORE-Makina e kreut të Policisë Bashkiake së Vlorës është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit.
Policia e Vlorës konstaton se makina e llojit Mercedes-Benz me targa VL 0999 C e Ardian Veliut, drejtori i Policisë Bashkiake të këtij qyteti ishte e parkuar në lagjen ‘Isa Boletini’ në momentin kur ka marrë flakë dhe më pas shpërthyer rreth orës 01:10.

Nuk dihen ende autorët që e kanë djegur apo lloji i materialit për djegien e automjetit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se djegia e makinës është e qëllimshme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›