E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërbimi, Greqia në alarm: Po na vjen nga Shqipëria

ATHINË- Sëmundje vdekjeprurëse e tërbimit ka vënë në alarm shtetin fqinj Greqinë. Sipas mediave greke, përkatësisht agjencia e lajmeve “Athens News” tërbimi po përhapet nga Shqipëria dhe zonat kufitare janë në gatishmëri.

Sipas po kësaj agjencie në vijë kufitare e prej 30 kilometrash, pushteti vendor i mbështetur edhe nga Ministria Greke e Zhvillimit Rural do të nisë vaksinimin e qenëve shtëpiakë, atyre të gjahut por edhe të qenve endacakë.

Por sipas të dhënave nga Instituti i Kërkimeve Veterinare në Shqipëri (IKV) në vendin tonë zona ku qarkullon virusi i tërbimit nuk është kufiri me Greqinë, juglindja por është zona verilindore e vendit. Sipas specialistëve edhe vitet e fundit nuk janë shënuar raste në njerëz me këtë diagnozë. Tërbimi mbetet një sëmundje e cila nuk duhet neglizhuar, pasi pacientët nëse do të preken nga virusi, nuk arrijnë t’i shpëtojnë dot vdekjes.
(Shkrimi i plotë sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›